Tashme Facebook eshte komuniteti me i madh boteror. Pothuajse cdo individ zoteron nje profil ne kete faqe. Keshtu zoteruesit e Facebook menduan shume mire te lejojne zhvillimin e aplikacioneve/faqeve nga persona te trete dhe ti integrojne ato per perdoruesit e faqes se tyre. Keshtu shume shpejt nga aktivizimi i ketij sherbimi ata prezantuan dhe platformen e tyre te rinovuar per lehtesi ne zhvillimin e aplikacioneve te jashtme ne facebook FBML (Facebook markup language).
Cfare eshte ? Edhe pse mund te jete jashtezakonisht e lehte dhe praktike per zhvillimin e aplikacioneve, kjo gjuhe zhvillimi eshte e padobishme per qellime te tjera. Vetem aplikacionet e zhvilluara ne facebook mund te perdorin kete gjuhe. Nese do te perdorej ne aplikacione te jashtme do te duhej qe serveri web te permbaje kompiluesin ose egzekutuesin e ketyre komandave qe facebook ka zhvilluar per kete qellim. Kjo gjuhe permban shume ndryshime duke limituar ndjeshem prakticitetin e komandave te pergjithshme html. Gjithesesi, ata qe zhvillojne aplikacione per facebook tashme nuk ndjejne me kete problem pasi te gjitha komandat html te panjohura zevendesohen ne komanda fbml me te kuptimshme dhe me te thjeshta. Facebook jep publikisht kodin e lidhjes (API) dhe nderhyrjes ne sistemin e antareve duke lehtesuar shume zhvillimin e aplikacioneve. Ne php p.sh jepen te gjitha librarite e nevojshme per ndermjetesimin dhe marjen e te dhenave mbi antaret, identifikimin etj.
Per te gjithe ata qe deshirojne te fillojne te zhvillojne aplikacione per facebook kemi pregatitur nje pakete te thjeshte (ne php) e cila eshte gati per perdorim. Gjenden te gjitha librarite php (5) dhe json per efektet e mundeshme javascript. Gjithashtu kemi integruar edhe stilet grafike te perdorura ne facebook (CSS origjinale) e cila ju lehteson shume pune ne strukturimin dhe pershtatjen grafike te projekteve tuaja.
Per te filluar perdorimin e kesaj pakete shkarkojeni duke klikuar ketu dhe modifikoni dokumentin inc/fb_settings.php me kodet e aplikaciont tuaj :
Kodi:
$appapikey = 'xxx';//vendosni celesin e aplikacionittuaj
$appsecret = 'xxx';//vendopsni celesin sekret te aplikacionit tuaj
$base_url="xxx"; //vendosni url origjinale ku gjendetaplikacioni juaj.E vlefshme me canvas url ne rregullimet e apliacionit tuaj. Duhet te mbaroje me / (slash)
Ne dokumentin index.php mund te filloni te ndertoni aplikacionin tuaj. Gjendet nje shembull i thjeshte i cilu ju tregon si te vendosim emrin e antarit, foton e vogel dhe nje link mbi emrin e tij.
Shpresoj qe tiu ndihmoje sadopak. Per cdo koment apo informacion mos nguroni te postoni komentet tuaja.