PikaWeb!
Sitemap | Kontakti !


Artikujt e Fundit
Aplikacione per Facebook
Si te behesh zhvillues web !
Instalim i suportit audio/video (ffmpeg,libogg etj.) ne CentOs 5.x
Publicitet - Guida e Reklamuesit !
Publicitet - Guida e Publikuesit !
PikaWeb Publicitet!
Egzekutim i kodit PHP !
Realizimi i PikaWeb
Manuali i Perdoruesit per PikaCMS
PikaCMS Blog Editiion v.1.7
 
Projekti i Fundit !
PikaCMS - Projekti i pare OpenSource Shqiptar !
 
Kategorite e Artikujve
Lajme dhe te reja Lajme dhe te reja
Manuale dhe Guida Manuale dhe Guida
 
Nga Artikujt
centos  manuali  behesh  kodit    per  publikuesit  instalim  publicitet  egzekutim  (ffmpeg  publicitet!  guida  zhvillues  te  libogg  !  audio/video  e  reklamuesit  si  ne  realizimi  aplikacione  i  blog  pikaweb  web  suportit  -  facebook  perdoruesit  v.1.7  5.x  pikacms  etj.)  editiion  php  
 

Artikuj

Indeksi » Artikuj » Si te behesh zhvillues web !
Publikuar me : 20.10.2009 Kategoria : Manuale dhe Guida Lexuar : 435 here. Model Printimi !

Shume persona pyesin : Dua te behem programues web ose php. Nga tia filloj ???
Programimi nuk eshte nje liber me 2 rreshta te cilat i lexon, i meson permendesh apo i studjon mire. Nuk ka asgje absolute dhe fikse. Jo vetem ne web por edhe ne aplikacione te tipit desktop eshte e njejta gje.
Nuk egziston asnje manual, guide apo liber qe thote pas leximit te garantojme qe do te jesh programues. Pra, programimi eshte pa limite dhe kufij.

Cdo popull ose njerezim i botes ka nje gjuhe te folur dhe te shkruar. Edhe makina (kompjuteri) ka "njerez" (sisteme operative ose sherbime) te cilat kane gjuhe te folura (rezultatet) dhe te shkruara (komandat apo source code) te cilat ne shume raste jane te perbashketa per te gjitha keto sisteme.
Supozojme nje software i zhvilluar ne Visual Basic nuk do te pershtatej (edhe pse tashme egzistojne rruge te shkurtra per mundesimin) ne nje sistem linux, por nje aplikacion web i zhvilluar ne PHP nuk do te kishte probleme ne asnje sistem (platform indipendent).

Athere, cila eshte rruga me e mire per te mesuar programimin ?
Se pari duhet te njohim mire makinen (Kompjuterin), te dijme si funksionon dhe cfare eshte. Duhet te keni degjuar shpesh qe thuhet qe kompjuteri eshte i gjithe 0 dhe 1-sha, po si ? Ku gjenden keto 0 dhe 1, si i lexon dhe si kthen pergjigje.
Se dyti duhet te vendosim me cilen gjuhe do te flasim me makinen (gjuha e programimit) dhe si funksionon kjo gjuhe, si i kthen komandat e mia ne rezultate, cilet jane ndermjetesit (interpretues dhe kompilus) dhe si funksionojne.
Se treti pasi kemi krijuar idene mbi gjithe pikat e permendura me siper mund te themi ok, tani le ti futemi punes. Fillojme nga shkronja A e kesaj gjuhe. Kerkojme ne rrjet manuale per fillestaret. Google eshte mjeti me i mire dhe libraria me e pafundme qe mund te egzistoje ndonjehere. Fillojme marim bazat,rrenjet kryesore te kesaj gjuhe. Komandat e para, si e fillojme komunikimin tone me kompjuterin, si ti themi psh me duhet libraria math.h ose nuk me duhet.
Se katerti, pasi kemi mare bazat kryesore, pasi te krijojme nje ide te plote mbi menyren e funksionimit te editorit tone (programi ne te cilen vendosim kodet dhe komandat te cilat me pas i dergohen makines per egzekutim ose kompilim) mund te fillojme te kerkojme dicka me shume,te zgjerojme komandat baze dhe ti perdorim ne shembuj me te komplikuar. Vetem pasi te ndjeheni te sigurt qe tashme komandat baze i njihni mund te kaloni ne kete hap.
Se pesti dhe se fundmi, duhet te marim shembuj te zhvilluar nga persona te tjere. Nje problem nuk ka vetem nje zgjedhje, mund te kete me shume se 2. Aftesia juaj si programues eshte ne zgjedhjen me llogjike dhe me te shpejte per kompjuterin tuaj. Nuk do te thote qe te shkruash 50 rreshta programim dhe komanda eshte zgjidhje me e gjate se nje zgjidhje me 5 rreshta por edhe e kunderta.
E rendesishme eshte pra qe te konsolidojme informacione dhe pune te zhvilluara ngaprogramues te tjere per te konfrontuar punen dhe idene tone.

Gjithesesi,i gjithe sekreti qendron ne deshiren, pasionin, vullnetin dhe kohen qe mund ti dedikohet kesaj fushe.


Shto kete artikull ne :


Nuk ka ende asnje koment !



6.2/10 (6 votes )

Top!