Indeksi » Artikuj
» Publicitet - Guida e Reklamuesit !Publikuar me : 27.09.2009
Kategoria : Manuale dhe Guida Lexuar : 380 here. Ketu do te gjeni disa pyetje dhe probleme qe mund ti hasni gjate perdorimit te PikaWeb Publicitet. Gjithesesi, nese keni dicka te cilen nuk e gjeni ketu, ju lutemi te na kontaktoni. 1 - Si te vendos reklamen time te pare ? 2 -U regjistrova, shtova reklamen time te pare por nuk eshte ende aktive. Pse ? 3 - Pse nuk mund te ndaloj apo aktivizoj reklamen time ? 4 - Pas modifikimit reklama ime u kthye ne Jo Aktive. Pse ? 5 - A mund t'i fshij reklamat e mia ? 6 - Sa reklama mund te vendos ?
1 - Si te vendos reklamen time te pare ?
---> Ne momentin e regjistrimit, sapo hapni panelin tuaj te kontrollit do t'iu shfaqet nje njoftim i cili ju lajmeron qe nuk keni shtuar ende asnje reklame.Klikoni ne linkun qe do t'iu jepet ne ate njoftim ose ndryshe klikoni ne menune kryesore Reklama, dhe zgjidhni Shto reklame te re. Ne dritaren e radhes Zgjidh llojin e reklames : , aktualisht sistemi yne funksionon vetem per reklamat Tekst, keshtuqe klikoni menjehere Vazhdo >. Ne dritaren qe do tiu shfaqet :
Emertimi : Vendosni nje emer te shkurter per te emertuar reklamen tuaj, p.sh : emrifaqes.com ose reklama1. Ky emer sherben vetem per tiu mundesuar nje administrim sa me te lehte dhe te llogjikshem. Titulli : Vensdoni titullin e reklames tuaj. Maksimumi i lejuar 25 karaktere. Gjeni nje titull te rendesishem i cili mund te pershkruaje sa me mire produktin, faqen apo sherbimin tuaj. Mendoni qe te jete gjithashtu sa me terheqes per vizitoret. P.sh : Produkte ne skonto ! Teksti : Pershkruani me maksimum 80 karaktere sherbimin, produktin apo faqen tuaj web. Kujtoni qe teksti duhet te jete sa me i zgjedhur qe te terheq sa me shume vizitore. Kjo eshte dhe reklama juaj kryesore. Vizitoret do te zgjedhin te vizitojne ise jo faqen tuaj duke u bazuar ne kete tekst. Sa vizitore mendoni se do te merte nje tekst i formuluar keshtu supozojme : "Faqe web e biznesit ne internet. Na vizitoni tani !!!" kundrejt supozojme nje teksti te tille : "Super skonto per blerjet nga interneti. Perfitoni tani !!!" ??? Linku : Vendosni adresen url ku deshironi t'i drejtoni vizitoret qe deshirojne te shfletojne informacione ne lidhje me faqen tuaj web, produktin apo sherbimin tuaj. P.sh : http://www.pikaweb.com Pasi ti keni plotesuar te gjitha vendet bosh, klikoni Vazhdo > Ne dritaren qe do tiu shfaqet do te shikoni nje pamje te reklames tuaj. Si do te shfaqet ajo ne faqet publikuese te rrjetit PikaWeb. Kontrolloni per gabime te mundeshme ortografike, nese cdo gje eshte ne rregull klikoni mbi Publiko ! Nese jo klikoni mbi butonin Riploteso dhe riplotesoni edhe nje here detajet e reklames tuaj. Cdo reklame e publikuar nga ju do te verifikohet fillimisht nga stafi i PikaWeb Publicitet per arsye sigurie dhe abuzimesh. Vetem pas verifikimit reklama juaj do te shperndahet ne te gjithe rrjetin tone. Gjithashtu do te lajmeroheni ne email per cdo veprim qe kryhet ne lidhje me reklamen tuaj. (Ndalim/Aktivizim)
2 - U regjistrova, shtova reklamen time te pare por nuk eshte ende aktive. Pse ?
--- > Nese ndodheni ne nje situate te tille, ju lutemi te kontrolloni permbajtjen dhe menyren se si keni formuluar reklamen tuaj. Ne momentin e plotesimit te reklames, prane cdo opsioni keni dhe pershkrimet perkatese psh : Max : 25 Karaktere per titullin. Gjithesesi, eshte pothuajse e pamundur sepse do t'iu njoftojme menjehere nese verejme nje parregullsi te reklames tuaj.
3 - Pse nuk mund te ndaloj apo aktivizoj reklamen time ?
---> Reklamat te cilat kane shenjen [*] jane te ndaluara prej stafit te PikaWeb Publicitet per arsye te ndryshme si : Mbarim i krediteve, Modifikim i mundshem kryer nga ana juaj, pritje per aktivizim.
4 - Pas modifikimit reklama ime u kthye ne Jo Aktive. Pse ?
---> Reklamat e modifikuara nga ana juaj kthehen automatikisht ne Jo Aktive dhe kalojne ne pritje per aktivizim nga stafi. Gjithcka behet per arsye sigurie dhe abuzimesh.
5 - A mund t'i fshij reklamat e mia ?
---> Jo ! Ne qoftese nje reklame nuk deshironi te jete aktive ne rrjetin PikaWeb mjafton ta ndaloni ose modifikoni ate.
6 - Sa reklama mund te vendos ?
---> Mund te vendosni nje numer te pa-kufizuar reklamash. Vetem kujtoni qe krediti i pergjithshem qe keni ne dispozicion do te konsumohet me shpejt nese supozojme vendosni 10 reklama. Sistemi eshte mjaft ekonomik dhe efikas dhe eshte bazuar mbi statistika te nje reklame te vetme. Supozoni qe : shpenzimet do te rriten gati aq here sa reklama keni vendosur me shume ne krahasim me nje reklame te vetme