PikaWeb!
Sitemap | Kontakti !


Artikujt e Fundit
Aplikacione per Facebook
Si te behesh zhvillues web !
Instalim i suportit audio/video (ffmpeg,libogg etj.) ne CentOs 5.x
Publicitet - Guida e Reklamuesit !
Publicitet - Guida e Publikuesit !
PikaWeb Publicitet!
Egzekutim i kodit PHP !
Realizimi i PikaWeb
Manuali i Perdoruesit per PikaCMS
PikaCMS Blog Editiion v.1.7
 
Projekti i Fundit !
PikaCMS - Projekti i pare OpenSource Shqiptar !
 
Kategorite e Artikujve
Lajme dhe te reja Lajme dhe te reja
Manuale dhe Guida Manuale dhe Guida
 
Nga Artikujt
publicitet  audio/video  egzekutim  pikaweb  editiion    libogg  te  5.x  per  realizimi  guida  php  zhvillues  web  manuali  centos  (ffmpeg  etj.)  publikuesit  facebook  blog  pikacms  instalim  suportit  aplikacione  reklamuesit  si  -  i  ne  behesh  e  v.1.7  !  publicitet!  perdoruesit  kodit  
 

Artikuj

Indeksi » Artikuj » Publicitet - Guida e Publikuesit !
Publikuar me : 27.09.2009 Kategoria : Manuale dhe Guida Lexuar : 353 here. Model Printimi !

Ketu do te gjeni disa pyetje dhe probleme qe mund ti hasni gjate perdorimit te PikaWeb Publicitet. Gjithesesi, nese keni dicka te cilen nuk e gjeni ketu, ju lutemi te na kontaktoni.

1 - Si te vendos reklamen time te pare ?

2 - Si te mar kodin JS te nje Reklame ?
3 - Si te modifikoj nje reklame ?
4 - A mund ti fshi reklamat e mia ?
5 - Modifikim i te dhenave personale
6 - Percaktim i menyrave te terhekjes se parave

 

 

1 - Si te vendos reklamen time te pare ?


---> Ne momentin e regjistrimit, sapo hapni panelin tuaj te kontrollit do t'iu shfaqet nje njoftim i cili ju lajmeron qe nuk keni shtuar ende asnje reklame.Klikoni ne linkun qe do t'iu jepet ne ate njoftim ose ndryshe klikoni ne menune kryesore Reklama, dhe zgjidhni Shto reklame te re.
zgjidhni dimensionet me te mira te cilat pershtaten per faqen tuaj web me pas klikoni mbi Vazhdo>.
Ne dritaren qe do tiu shfaqet :

Emertimi : Vendosni nje emer te shkurter per te emertuar reklamen tuaj, p.sh : emrifaqes.com ose reklama1. Ky emer sherben vetem per tiu mundesuar nje administrim sa me te lehte dhe te llogjikshem.
Ngjyra e sfondit : Zgjidhni nje ngjyre per sfondin e reklames
Ngjyra e vijes anesore : Zgjidhni ngjyren e vijes anesore
Ngjyra e tekstit : Zgjidhni ngjyren e tekstit te reklames
Ngjyra e linkut : Zgjidhni ngjyren e linkut

Gjithesesi, do te shikoni ne kohe reale kombinimet e ngjyrave.
Pasi keni perfunduar zgjedhjen e ngjyrave klikoni mbi Ruaj. Tashme blloku i reklamave eshte gati per tu shfaqur. Ne dritaren e konfirmimit do tiu jepet nje link i cili ju drejton ne marjen e kodit JS te cilin do ta vendosni ne faqen tuaj web.

 

2 - Si te mar kodin JS te nje reklame ?


---> Pasi keni krijuar nje reklame do te merni konfirmimin qe reklama juaj u krijua me sukses dhe nje link i cili ju dergon ne faqen ku shfaqet JS e reklames te sapokrijuar.
Ne rast se keni nje reklame te shtuar me pare mjafton te shkoni ne listen e reklamave tuaja dhe te klikoni ne linkun Kodi JS ne rreshtin e reklames perkatese.

Kodin JS vendoseni ne pozicionet e duhura te faqes tuaj duke u bazuar ne dimensionet qe keni zgjedhur. Supozojme nese keni krijuar nje reklame me dimensionet 160x600 do te pershtatej ne nje bllok anesor.

 

3 - Si te modifikoj nje reklame ?


---> Per te modifikuar ngjyrat e nje reklame mjafton te klikoni Modifiko ne rreshtin perkates te reklames qe deshironi te modifikoni, Pasi keni kryer modifikime ne nje reklame mos ahrroni te vendosni kodin JS te ri ne faqen tuaj.
Kujdes : Nese gaboni ne zgjedhjen e dimensioneve te nje reklame ju duhet te krijoni nje reklame te re.

 

4 - A mund te fshi nje reklame ?


---> Reklamat e krijuara nuk mund te fshihen pasi integrohen ne sistemin e statistikave. Nese gaboni ne zgjedhjen e dimensioneve te reklames qe krijoni do tiu duhet te krijoni nje reklame te re me dimensionet e duhura.

 

5 - Modifikim i te dhenave personale


---> Per te modifikuar te dhenat tuaja personale mjafton te shkoni ne linkun Modifiko te dhenat personale qe gjendet ne krye te panelit te kontrollit.

 

6 - Percaktim i menyrave te terhekjes se parave


---> Ne faqen e modifikimit te te dhenave personale, ne pjesen e poshtme do te gjeni nje dritare ne te cilen gjendet menyra e terhekjes se parave. Nese nuk keni percaktuar ende kete menyre do tiu tregohet nje link ne te cilin mund te vendosni detajet tuaja.

Ne dritaren e vendosjes dhe zgjedhjes se menyres se terhekjes vendosni detajet tuaja sipas menyres se zgjedhur. Supozojme nqs zgjidhni PayPal mjafton te vendosni adresen tuaj email ne te cilen deshironi te transferohen shumat e parave, nese agjidhni transferta bankare vendosni koordinatat e llogarise tuaj bankare e keshtu me radhe.


Shto kete artikull ne :


Nuk ka ende asnje koment !



3.3/10 (7 votes )

Top!