PikaWeb!
Sitemap | Kontakti !


Artikujt e Fundit
Aplikacione per Facebook
Si te behesh zhvillues web !
Instalim i suportit audio/video (ffmpeg,libogg etj.) ne CentOs 5.x
Publicitet - Guida e Reklamuesit !
Publicitet - Guida e Publikuesit !
PikaWeb Publicitet!
Egzekutim i kodit PHP !
Realizimi i PikaWeb
Manuali i Perdoruesit per PikaCMS
PikaCMS Blog Editiion v.1.7
 
Projekti i Fundit !
PikaCMS - Projekti i pare OpenSource Shqiptar !
 
Kategorite e Artikujve
Lajme dhe te reja Lajme dhe te reja
Manuale dhe Guida Manuale dhe Guida
 
Nga Artikujt
(ffmpeg  etj.)  aplikacione  suportit  perdoruesit  centos  behesh  facebook  !  instalim    web  blog  pikaweb  e  i  per  libogg  si  -  ne  zhvillues  5.x  publicitet  te  guida  pikacms  php  editiion  manuali  reklamuesit  publikuesit  realizimi  egzekutim  kodit  audio/video  publicitet!  v.1.7  
 

Artikuj

Indeksi » Artikuj » Manuali i Perdoruesit per PikaCMS
Publikuar me : 27.08.2009 Kategoria : Manuale dhe Guida Lexuar : 370 here. Model Printimi !

Manuali i Perdoruesit !


Manuali i Perdoruesit te PikaCMS Blog Edition !

Ne radhe te pare dua tiu falenderoj per shkarkimin e PikaCMS. Shpresoj qe ky manual tiu ndihmoje sadopak ne perdorimin e PikaCMS dhe ne krijimin e nje faqeje web te vlefshme per ju dhe per komunitetin shqiptar anembane botes.

Do te doja te falenderoja gjithashtu Webmasterat Shqiptare te cilet kane vleresuar kete projekt dhe gjithesesi edhe pse nuk ka pjesemarje konkrete kane dhene ide, sugjerime apo kritika ne realizimin e nje versioni me te kompletuar te PikaCMS.


Permbajtja e ketij Manuali :
- Informacione mbi PikaCMS
- Leje perdorimi dhe Licenca
- Kerkesat dhe Informacionet e nevojshme
- Shkarkimi dhe Instalimi i PikaCMS
- Konfigurimet baze
- Te fillojme publikimet tona
- Modulet dhe Opsionet e PikaCMS
-- Agjenti Mbrojtes
-- BlogRoll
-- Antaret
-- Komentet
- Modelet Grafike
- Blloqet anesore
- Indeksi Kryesor
- Reklamat
- Statistikat
- Referuesit
- Baza e te dhenave
- Menute dhe Linket
- Faqet shtese
- SQL Query

 

 

1 - Informacione mbi PikaCMS

PikaCMS si cdo sistem tjeter publikimi eshte nje aplikacion web i ndertuar ne php/mysql per publikim informacionesh, tekstesh, artikujsh e gjithcka tjeter qe mund te mendoni. Nga vete termi CMS (Content Managment System) nenkuptohet qe behet fjale per nje sistem menaxhimi apo administrimi te permbajtjeve ose informacioneve.
Ideja fillimisht ka lindur kohe me pare por puna konkrete filloi me Shkurt, 2009 ku u realizua brenda nje kohe te shkurter nje version baze. U vendosen disa pika kryesore dhe disa baza ne te cilat me vone do te filloj me seriozisht struktura e re e PikaCMS.
Pas realizimit te ketij versioni paraprak, u bene publikime ne disa forume ku marin pjese shumica e webmasterave shqiptare si Zeriyt.com dhe Webmaster.al ku ideja u mireprit dhe u vleresua ne pikepamje te ndryshme nga ana teknike dhe visuale. Fatkeqesisht, versioni i pare i PikaCMS u duk mjaft i dobet ne teknike programimi dhe ne praktike, pasi frymezimi kryesor ishte Joomla dhe WordPress. Shumica e webmasterave shqiptare menduan qe eshte nje kopje e Joomla, phpNuke apo sisteme te tjera publikimi :) kur ne te vertete e vetmja e perbashket me keto sisteme eshte qellimi dhe jo realizimi.
Kodi i zhvilluar per kete sistem nuk eshte i komplikuar, nuk flasim per hard coding apo te nje niveli te larte. Cdo gje eshte e thjeshte dhe e shpjeguar. Nuk eshte e nevojshme te njohim nivelet me te larta te programimit per te ndertuar nje sistem te afte te konkuroje me studiot nderkombetare ku punojne qindra e mijera punonjes per te njejtin qellim :). Cdokush qe ka njohurite baze ne php mund te kuptoje shume thjesht funksionet dhe objektet e perdorura ne kete sistem.
Mund te mendoni qe tashme nuk eshte e nevojshme ndertimi i ketyre sistemeve, pasi egzistojne shume pothuajse per cdo qellim apo nevoje tonen. Pergjigja ime do te ishte : "Tekonologjia web eshte gjithmone ne rritje dhe besoj asnjehere nuk do te ndalet. Une jam vetem nje pike uji ne oqeanin e pafund, nese kontributi im sadopak i vogel mund te ndihmoje ne rritjen e kesaj teknologjie, athere pse jo. Bashke me te mbase do te rritet intelekti dhe njohurite e mia ne kete fushe."
Ne dallim nga wp apo joomla, pikamcs lejon zhvillimin e moduleve alternative ne menyren me te thjeshte. Besoj qe ka plot programues php qe ndertojne module ose aplikacione web per joomla, phpnuke etj. Po te shikoni pikacms do te kuptoni qe eshte fare e thjeshte te ndertoni nje sherbim web. Se shpejti do te publikoje edhe manualin e zhvilluesit ku do te lexoni me teper informacione mbi zhvillimin e aplikacioneve web nepermjet pikacms.
Per momentin po e le me kaq kete hyrje mbi PikaCMS dhe po kaloj ne pikat e tjera te manualit qe besoj ju interesojne me shume :).

 

Leje perdorimi dhe Licenca

PikaCMS eshte produkt Open Source zhvilluar nga Bledar Leka (PikaWeb) dhe lejohet te perdoret nen termat e perdorimit te percaktuara nga GNU GENERAL PUBLIC LICENSE Version 2 . Per me teper ju ftojme te lexoni keto terma ne faqen zyrtare ose ne nje pershtatje ne gjuhen shqipe nga AlbLinux.net

Kerkesat dhe informacionet e nevojshme per PikaCMS

PikaCMS eshte zhvilluar ne ambient WAMP dhe LAMP. (Windows dhe Linux)
Keresat baze(100% te sigurta) qe ky sistem te funksionoje jane :
- Php 5.x ose me larte. (register_globals apo magic_quotes nuk jane te nevojshme per funksionimin e PikaCMS)
- Apache 2.x ose me larte .
Kujdes : Duke qene se PikaCMS eshte e optimizuar per motorret e kerkimit (SEO) duhet me doemos qe moduli mod_rewrite i apache te jete aktive.
- MySQL 5.x ose me larte. (Kerkohet perdorimi i komandes mysql_pconnect)

Besoj keto jane kerkesat minimale per funksionimin e PikaCMS dhe gjithashtu besoj qe keto kerkesa plotesohen ne te gjithe serverat web te koheve te sotme.

 

Instalimi i PikaCMS

Per te instaluar PikaCMS duhet te ndiqni keto hapa :
1 - Shkarkoni versionin e fundit te keshilluar ne faqen http://www.pikacms.com/
2 - Nxirni nga paketa te gjithe permbatjen dhe ngarkojeni ne hostin tuaj
3 - Qe sistemi te funksionoje ju duhet nje baze te dhenash MySQL. Nqs dispononi nje hyrje ne PhpMyAdmin ju keshillojme te krijoni bazen tuaj MySQL.
4 - Pasi keni krijuar bazen tuaj MySQL modifikoni dokumentin lidhjet/baza_mysql.php me te dhenat e serverit dhe te bazes mysql.
//informacione te lidhjes me bazen mysql
$_hosti = "localhost"; // Adresa e serverit.
$_baza = "xxx"; //baza e te dhenave
$_perdoruesi = "xxx"; //emri i perdoruesit
$_fjalekalimi = "xxx"; // fjalekalimi
5 - Pasi te keni ruajtur dokumentin me ndryshimet e bera hapni adresen e instaluesit automatik ne llojin : http://adresajuaj.com/pikacms/instalim/
6 - Eshte fare e lehte te ndiqni hapat e instalimit. Gjithcka do te behet automatiksisht. Gjate hapave te instalimit do tiu kerkohet te vendosni titullin e faqes tuaj web, pershkrimin dhe adresen email te sherbimeve. Ju keshillojme te vendosni nje adrese email te llojit xxx@domainijuaj.com pasi php-mailer i serverit tuaj do te dergoje emaile per antaret e regjistruar etj.
7 - Hapi i fundit i instalimit eshte krijimi i llogarise tuaj si administrator i faqes. Vendosni te dhenat tuaja. Pasi te keni klikuar Vazhdo do te merni nje konfirmim qe instalimi perfundoi me sukses dhe qe tani mund te hapni panelin e administrimit ose indeksin e faqes tuaj web.
8 - Hapi i fundit qe ju duhet te beni para se te filloni perdorimin e PikaCMS eshte te fshini komplete direktorine Instalim pasi perben nje rrezik te pashmangshem per ju dhe faqen tuaj.

 

Konfigurimet baze te PikaCMS

Ne panelin e kontrollit klikoni ne opsionin Konfigurime.
Adresa URL: Vendosni ketu adresen e plote te faqes tuaj ku gjendet instalimi i PikaCMS me / ne fund
Lejo regjistrimin e antareve: Po Jo Lejoni ose jo regjistrimin e antareve ne faqen tuaj web.
Grada e antarit te saporegjistruar:
Antar Moderator Administrator
Cdo antar i sapo regjistruar mund te mare nje grade te caktuar.
Aktivizim i llogarise nga vete antari: Po Jo Nqs deshironi mund te aktivizoni kete funksion i cili do te lejoje qe antaret te jene aktive vetem pas nje aktivizimi nepermjet adreses se tyre email.
Vendos faqen Offline: Po Jo Nqs po beni punime apo rinovime te faqes tuaj web mund te zgjidhni kete opsion i cili do te shfaq nje mesazh qe faqja juaj aktualisht eshte e padisponushme.
Mesazhi nese faqja eshte offline: Faqja eshte aktualisht e pa-disponueshme. Ju lutemi riprovoni me vone.
Ne raste se zgjidhni te vendosni faqen tuaj offline do te shfaqet ky mesazh.
Emri i faqes: Vendosni titullin e faqes tuaj.
Pershkrim i shkurter i faqes web : Une jam filan fisteku dhe ky eshte blogu Im!
Vendosni nje pershkrim te shkurter mbi qellimin e faqes tuaj web.
Fjalet kyce : pikacms,artikuj,publikim,blog
Vendosni fjale kyce te cilat i pershtateten permbajtjes se faqes tuaj web. Ju keshillojme max 10 fjale per njer optimizim sa me te mire.
Aktivizo Statistikat: Po Jo Duke aktivizuar statistikat mund te shikoni sa vizitore unike kane shfletuar faqen tuaj web.
Aktivizo Referuesit: Po Jo Duke aktivizuar Referuesit mund te shikoni sa vizita keni mare nga faqe te tjera ose nga motorret e kerkimit si google, yahoo apo bing.
Adresa email e Administratorit: Adresa email per sherbimet e faqes tuaj web.
Gjuha standarte : Shqip Anglisht Italisht Mund te ndryshoni gjuhen e faqes tuaj web. Kujdes : Nqs zgjidhni nje gjuhe te ndryshme nga Shqip, ju rekomandojme te ndryshoni titujt e linkeve dhe te menuve ne opsionin Menute dhe Linket duke i pershtatur ne gjuhen e deshiruar.
Lejo antaret te postojne artikuj : Po Jo Nqs aktivizoni kete opsion antaret e regjistruar ne faqen tuaj web do te kene mundesi te publikojne artikuj. Artikujt kalojne ne gjendje jo aktive, keshtu do tiu duhet ti aktivizoni artikujt nga paneli i kontrollit. Vetem antaret me grade Moderator dhe Administrator mund te publikojne artikuj direkt pa aprovim.

 

Te fillojme publikimet tona me PikaCMS

Pasi kemi kryer te gjitha konfigurimet e nevojshme per funksionimin e PikaCMS tashme jemi gati te fillojme publikimet tona.
Per te organizuar sa me mire keto publikime do te shfrytezojme kategorite e artikujve. Keshtu para se te fillojme gjithcka do te krijojme keto kategori. Sugjeroj qe te keni nje ide teb qarte per qellimin e faqes tuaj web, keshtu do ta keni me te lehte te beni organizimin e publikimeve.
Supozojme do te ndertojme nje faqe web e cila do te permbaje artikuj mbi kafshet shtepiake. Keshtu mjafton te krijojme nje kategori per cdo kafshe dhe te publikojme vetem informacionet perkatese ne lidhje me kafshen ne fjale.
Shkojme ne opsionin Kategorite e Artikujve ne panelin e kontrollit, fshijme kateogine prove qe gjendet aktualisht dhe krijojme kategorite tona ne linkun Shto kategori!. Pasi i kemi formuar te gjitha kategorite qe na duhen mund te fillojme te publikojme artikujt tane.
Shkojme ne opsionin Artikuj dhe Publikime ne indeksin e panelit te administrimit. Fshijme artikujt e mundshem qe krijohen nga instalimi i PikaCMS dhe fillojme te publikojme artikujt tane duke klikuar ne linkun Publiko Artikull te ri.
Ne formen qe shfaqet :

Titulli : Ketu duhet te vendosni titullin e artikullit. Mundohuni te mos vendosni tituj shume te gjate.
Me poshte do te shihni nje dritare e ngjashme me MS Word apo ndonje word processor tjeter e cila ne te vertete eshte nje editor JS (TinyMCE) ne te cilen mund te vendosni permbajtjen e artikullit tuaj. Mund te personalizoni tekstin tuaj me ngjyra, madhesi te ndryshme, tabela, foto etj. Gjithashtu ju kujtojme qe mund te perdorni disa komanda BBCode si :
[ code ] [ img ] [ b ] [ u ] [ i ] [ s ].
Niveli i aksesit : Nese zgjidhni Publike cdo vizitor i faqes tuaj web mund te lexoje kete artikull. Nese zgjidhni vetem per antaret, ky artikull mund te lexohet vetem nga antaret e regjistruar prane faqes tuaj web.
Data e Krijimit : Automatikisht do te shikoni qe vendoset data aktuale e serverit tuaj web.
Kategoria : Zgjidhni kategorine ne te cilen mendoni qe artikulli pershtatet me shume.
Gjendja : Nese zgjidhni jo aktiv, artikulli nuk do te shfaqet ne faqen tuaj web.
Tani mjafton te klikoni mbi Publiko! dhe artikulli juaj do te jete menjehere online :)

 

Modulet e PikaCMS

PikaCMS sic e permenda edhe me siper perbehet nga Modulet te cilat jane funksione dhe sherbime te ndryshme qe sherbejne per qellime te ndryshme. Ne kete manual do te permenden vetem modult baze qe vijne me cdo instalim PikaCMS. Module te tjera dytesore jane te paisura me manuale perdorimi.

Agjenti Mbrojtes

Agjenti mbrojtes eshte nje modul i cili sherben per mbrojtjen dhe bllokimin e vizitoreve te padeshiruar ne faqen tone.
Duke perdorur kete modul mund te bllokoni shfletimin e faqes tuaj nga persona te padeshiruar apo nga vizitore qe tentojne te prishin ecurine dhe suksesin e faqes tuaj web.
Per te bllokuar nje adrese IP mjafton te shkoni ne:
Module > agjenti > Administro Agjentin Mbrojtes > Blloko IP
Ne formen qe do tiu shfaqet :
Adresa IP : vendosni adresen ip qe deshironi te bllokoni.
Arsyeja : Vendosni nje pershkrim perse po e bllokoni kete adrese ip.

Klikoni Ruaj. Qe nga ky moment adresa ip e regjistruar nuk do te lejohet te shfletoje faqen tuaj web. Vizitori qe hyn me kete ip do te mare mesazhin qe faqja eshte offline.

 

BlogRoll

Athere, duke mare shkas nga WordPress apo Joomla apo disa cms te tjera tashme te konsoliduara, mendova te integroj kete funksion edhe ne PikaCMS.

Cfare eshte ?

Supozojme kemi dy faqe web te cilat perdorin PikaCMS. Deshirojme te shkembejme artikujt midis tyre, pra ne faqen A te dalin titujt dhe pershkrimet e artikujve te publikuar ne faqen B dhe ne faqen B titujt dhe pershkrimet e artikujve te publikuar ne faqen A.
Keshtu, duke perdorur pak XML, mund te kryejme kete sherbim automatikisht, pa qene nevoja te vendosim linke, tituj apo tekste manualisht. Mjafton te aktivizohet moduli BlogRoll ne panelin e administrimit dhe gjithcka do te funksionoje vete.

Ky shembull thjesht midis dy faqeve web sa per te krijuar idene. Po nqs do te kishim 10 apo 20 faqe web ne te cilat do te deshironim te dilnin titujt e artikujve apo publikimeve tona ???
Kuptohet qe manualisht do te ishte nje pune e rendomte dhe e lodhshme.

Kujdes :
Duhet te specifikoj qe klienti juaj i xmlrpc njeh vetem serverat PikaCMS dhe serveri gjithashtu njeh vetem klientet PikaCMS , metoda weblogUpdates.ping nuk eshte globale por e personalizuar posacersisht vetem per PikaCMS.

Mjafton te aktivizoni kete modul nga lista e moduleve dhe cdo artikull i publikuar nga paneli juaj i administrimit do te publikohet edhe ne serverat xmlrpc qe perdorin PikaCMS.
Ju keshillojme te modifikoni imazhin rpclogo.gif qe gjendet ne rrenjen e instalimit tuaj te PikaCMS me logon e faqes tuaj.

 

Antaret

Per te administruar antaret e regjistruar ne faqen tuaj web shkoni ne indeksin e panelit te administrimit dhe klikoni ne opsionin Antaret.
Do tiu shfaqet lista e antareve me informacione si data e regjistrimit dhe hyrjen e fundit ne faqe. Mund te modifikoni cdo antar duke zgjedhur graden, ndryshuar adresen email, fjalekalimin etj.
Fjalekalimet e antareve jane te shifruara me sha1. (Lexo me teper ne Wikipedia) keshtu nuk mund te lexohen apo modifikohen. Vetem mund te rivendosen nga fillimi.

 

Komentet

Moduli i komenteve hapet nga paneli i administrimit ne opsionin Komente. Nese keni instaluar module alternative si Lojra apo Shkarkime do te shikoni vec Komenteve te Artikujve edhe komente per keto module.
Mjafton te klikoni ne Komentet e Artikujve per te shikuar listen e komenteve ne pritje per aprovim ose aktive.

Modelet Grafike (Templates)

Si cdo sistem tjeter publikimi PikaCMS gjithashtu perbehet nga nje strukture modelimi grafik e cila bazohet ne disa dokumenta php dhe nje dokument stili style.css i cili mund te ndryshohet sipas deshires.
Dokumentat qe perbejne modelin grafik :
1 - koka.php (Dokumenti ne te cilin shfaqet menuja, logoja, titulli dhe pershkrimi i faqes)
2- trupi.php (Dokumenti qe shfaq permbajtjen e indeksit kryesorl)
3 - modul.php (Dokumenti qe shfaq permbajtjen e moduleve te ndryshme)
4- faqe.php (Dokumenti qe shfaq permbajtjen e faqeve te shtuara manualisht nga paneli i administrimit)
5- fundi.php (Dokumenti mbylles i faqes i cili permban linke, copyrights etj.)
6 - style.css (Dokumenti qe permban stilet e perdorura ne modelin grafik te perdorur)

Modelet grafike mund te ndertohen dhe pershtaten fare thjesht. Ne kete manual nuk do te flasim per kete. Se shpejti do te gjeni informacione me te detajuara per kete qellim ne manualin e zhvilluesit.
Per te zgjedhur modelin grafik te faqes tuaj shkoni ne indeksin e panelit te administrimit dhe klikoni ne opsionin Modelet Grafike.
Ne listen qe do te shfaqet mund te klikoni ne emrin e modelit qe deshironi te aktivizoni dhe faqja juaj do te shfaqet me modelin qe ju zgjodhet.

 

Blloqet anesore

Mund te shtoni ose hiqni blloqet anesore te faqes tuaj ne panelin e administrimit ne opsionin Blloqet. Ju keshillojme te mbani konfigurimin aktual te blloqeve. Per cdo modul te ri qe mund te instaloni ndiqni udhezimet per te vendosur blloqe te reja.
Ne manualin e zhvilluesit flitet me teper mbi menyren e funksionimit, modifikme dhe pershtatje te ndryshme te blloqeve anesore.

 

Indeksi Kryesor

Mund te zgjidhni dokumentin qe deshironi te shfaqet ne indeksin e faqes tuaj. Nqs zgjidhni indeksin statik modifikoni manualsiht dokumentin indeksi/indeksi_statik.php.

 

Reklamat

Mund te shfaqni reklama ne nje bllok anesor, ne modulet dhe faqet dhe ne indeksin kryesor.
Per te vendosur kodet JS te reklamave tuaja shkoni ne panelin e administrimit ne opsionin Reklamat.
Perkatesisth pozicionet perkatese i perkasin ketyre vendeve :
1 : Reklama ne blloqet anesore
2 : Reklama ne module
3 : Reklama ne Indeksin kryesor
Mund te aktivizoni ose jo shfaqjen e reklamave. Klikoni Modifiko per te modifikuar reklamen.

 

Statistikat dhe Vizitat unike

Ne opsionin Statistika qe gjendet ne panelin e administrimit mund te shikoni vizitoret unike dhe cfare kane shfletuar ne faqen tuaj web.
Per cdo date keto statistika ruhen dhe gjithashtu mund te fshihen nje nga nje ose komplet sipas deshires.

 

Referuesit

Ky sherbim do tiu lejoje te shikoni faqet referuese. Mund te shikoni vizitoret qe vijne nepermjet motorreve te kerkimit bashke me termin e kerkuar. Keto referime ndahen gjithashtu si statistikat sipas datave dhe IP unike.

 

Baza e te dhenave

Ne opsionin Baza e te dhenave mund te shikoni listen e tabelave qe gjenden ne bazen tuaj mysql.
Opsioni Optimizo bazen e te dhenave ju mundeson optimizimin e te gjithe tabelave nga probleme te mundeshme. Ju keshillojme te kryeni kete optimizim here pas here.
Opsioni Ruaj Backup ju mundeson te ruani nje kopje te bazes tuaj mysql. Keshtu ne rast emergjence te gjitha informacionet e publikuara bashke me konfigurimet e faqes tuaj web jane te sigurta dhe ju do te mund ti riktheni.

 

Menute dhe Linket

Ketu mund te shtoni linket dhe menune kryesore per shfletimin e faqes tuaj web. Mund te shtoni link nga menute, nga faqet, linke te jashtme etj.
Per te shtuar nje link ne menune tuaj kryesore ndiqni keto hapa :
1 - Shkoni ne opsionin Shto Link ne Menute dhe Linket
2 - Zgjidhni nje menyre linku, nga faqet, modulet ose nje link te jashtem.
3 - Vendosni titullin e deshiruar, supozojme nqs do te vendosim modulin BlogRoll mund te vendosim titullin BlogRoll ose Nga faqe te tjera
4 - Zgjidhni nivelin e aksesit. Nese zgjidhni Vetem per antaret, linku do tiu shfaqet vetem antareve te regjistruar.
5 - Zgjidhni kategorine. Nese keni aktivizuar bllokun anesore te menuse mund te deshironi te vendosni linkun ne menune dytesore. Nese jo zgjidhni opsionin Menuja Kryesore.
6 - Klikoni vazhdo.
7 - Do te hapet nje opsion tjeter qe tregon adresen e linkut. Verifikoni qe linku eshte i sakte, nese gjithcka eshte ok klikoni mbi Ruaj.

 

 

Faqet Shtese

Duke perdorur kete opsion mund te shtoni faqe me informacione te ndryshme. Psh mund te krijoni nje faqe Kontakti ne te cilen mund te vendosni informacionet e kontaktit ku vizitoret e faqes tuaj mund tiu kontaktojne.
Ju kujtojme qe pas krijimit te nje faqeje duhet te shtoni linkun ne Menute dhe Linket.

 

SQL Query

Mund te nderhyni ne tabelat e bazes mysql duke perdorur komandat per modifikim ose shtim te tipit UPDATE, ALTER, DELETE, INSERT.
Kujdes : Nqs nuk keni njohuri te mjaftueshme ne komandat mysql ju rekomandojme te mos e perdorni kete sherbim pasi rrezikoni te fshini ose prishni konfigurimet e faqes tuaj. Ose te pakten ju rekomandojme te krijoni nje backup te bazes tuaj mysql ne gjendjen aktuale.

 

---------------------------------------------------------
Ky eshte manuali i pare zyrtar per perdorimin e PikaCMS. Ne te ardhmen do te publikoj manuale me te detajuara dhe me te zgjeruara. Shpresoj gjithesesi qe tiu ndihmoje sadopak.

Realizuar nga Bledar Leka.
Gusht, 2009.


Shto kete artikull ne :


Nuk ka ende asnje koment !



5.9/10 (9 votes )

Top!