Ky produkt eshte dhe i pari i ketij lloji ne tregun shqiptar. Duke qene OpenSource PikaCMS mund te perdoret nga cdokush per cdo qellim. Versioni baze i testuar dhe me i realizuar deri ne keto momente eshte Blog Edition i cili sherben per te ndertuar nje faqe web me qellim publikim artikujsh dhe informacionesh. Versioni Business Edition me te cilin eshte realizuar konkretisht PikaWeb eshte ende ne gjendje testimi dhe perfeksionimi. Se shpejti do te publikohet edhe ky version.
Kujtojme qe bizneset qe deshirojne te perdorin kete produkt ne ndonjeren nga paketat tona per bizneset nuk do te paguajne asnje shume ekstra por do te paguajne punen shtese si personalizimin e grafikes, modifikime dhe pershtatje ne kod per qellime te caktuara. Keshtu kostoja do te ulet mjaftueshem. Kuptohet, duke perdorur PikaCMS ne kursejme ore te tera pune, dhe ju kurseni para.
G.A.O v.1.0 (Gestione Attivita Online) Sistem per administrimin dhe menaxhimin e aktiviteteve ose bizneseve te vogla dhe te mesme. Sistemi lejon regjistrimin e klienteve, kategorive dhe produkteve, regjistrimin e porosive te klienteve, krijimin automatik te faturave sipas porosive, bilancin dhe gjendjen e pagesave per cdo klient etj. Gjithashtu sistemi mban statistika ditore, mujore apo vjetore te pergjithshme dhe te specifikuara per klient. Cdo klient mund te identifikohet ne nderfaqe web dhe mund te kryej porosine e radhes, mund te shikoje porosite dhe dergesat per cdo date apo muaj ne te shkuaren, mund te shikoje gjendjen dhe bilancin financiar ne lidhje me furnitorin etj.
Perse mund te sherbeje ? Ky sistem mund te perdoret per arsye nga me te ndryshmet, duke filluar qe nga heqja e dokumentave te shkruan ne leter, te faturave te korigjuara po rishkruajtura, te problemeve me pagesat, pasi sistemi ndjek gjendjen e pagesave ne baze te mallrave qe klientit i jane derguar etj. Aktualisht demo nuk eshte online.
PikaHCP Beta 1(Hosting Control Panel) Ky produkt lejon administrimin e sherbimit BIND 9.x (named), administrimin e direktorive te serverit apache (httpd) ku perfshihen direktivat ne httpd.conf dhe conf/. Versioni aktual eshte testuar ne shperndarje linux CentOS 5.3.
Financa Ime 1.0 Software i thjeshte ne nderfaqe web i cili lejon administrimin e finacave personale. Nepermjet ketij regjistri praktik mund te regjistrohen te gjitha te ardhurat dhe shpenzimet tuaja. Keshtu mund te mbani dhe kontrolloni me mire finacat tuaja. Cmimi : 10 Euro.